Intervistë me ish-presidenten e shkollës "Aleksandra Gjinaj"
Intervistuesi: Aleksandra, mes nesh ka vetëm rreth 6 vite diferencë, një kohë relativisht e shkurtër në letër, por me një “epokë” ndryshimi në teknologji dhe logjistikë. Si zhvillohej mësimi kur ju ishit nxënëse, në një periudhë kur teknologjia nuk kishte ende këtë ndikim kaq të madh?
Ish-nxënësja:. Me fjale te thjeshta do thoja mbase me i ngadaltë në ritëm, por shume më i thellë në përjetim. Pa teknologji të avancuar, ne mësonim të vlerësonim procesin e perkushtimit ne kerkim dhe jo vetëm rezultatin e shpejtë. Kjo më ka bërë të definoj dijen jo vetëm si informacion, por një proces i ndërtimit të mendimit ne menyre te duruar.
Intervistuesi: Cilat ishin vështirësitë më të mëdha gjatë asaj periudhe?
Ish-nxënësja: Vështirësia më e madhe ishte mungesa e informacionit të shpejtë. Për një projekt apo detyrë duhej me shume kohë për të kërkuar materiale. Gjithashtu, puna në grup ishte më e vështirë sepse edhe nese kishim mundësi komunikimi online nuk ishte akoma forma jone e qasjes primare me njeri-tjetrin. Nuk jetonim akoma me ideologjine e implementuar sot qe perdorimi i teknologjise do ishte “mjet kyc ne perditshmerine tone.
Intervistuesi: Si e shihni rolin e teknologjisë në zhvillimin e shoqërisë. Si mendoni, a po arrijnë nxenesit të përshtaten po aq shpejt me te?
Ish-nxënësja: Mendoj se teknologjia është një hap i madh drejt evolucionit të shoqërisë dhe eshte shoqeruar me perfitime ne shume fusha te jetes, ne arsim,komunikim e madje pritet te zgjeroje ndikimet e veta edhe ne mjekesi . Ajo na jep mundësi ne te nxene, komunikim dhe të kemi akses në një botë të tërë informacioni. Megjithatë, dilema me e madhe eshte te menyra si e përdorim. Nëse nuk përdoret me vetëdije dhe mendim kritik, rrezikojme drejt nje shoqerie më pasivë , me indiferente dhe më pak të angazhuar në përpjekje reale. Prandaj, sfida nuk është teknologjia vetë, por aftësia jonë për t’u përshtatur në mënyrë të shëndetshme, duke ruajtur mendimin aktiv, përgjegjësinë personale dhe empatine qe per mua jane baza e cdo nderveprimi njerezor pertej dritares virtuale.
Intervistuesi: Çfarë mendoni konkretisht për integrimin e teknologjisë në arsim dhe ndikimin e saj në aftësinë e nxënësve për të nxënë?
Ish-nxënësja: Teknologjia e ka bërë mësimin më të lehtë dhe më interesant, sepse mund te gjinden forma te ndryshme interaktive dhe terheqese me te cilat mund te pervetesosh konceptet e reja qe meson rruges. Per shembull nje nga menyrat eshte ajo vizualja qe per shume nxenes ka rezultuar me e lehte. Megjithatë, është e rëndësishme që fokusi primar i gjithsecilit prej nesh te jete perdorimi për të mësuar dhe jo si shpërqendrim. Te jemi ne qe e perdorim teknologjine dhe jo teknologjia te na perfshije ne shtigjet e saja te pambarimta.
Intervistuesi: Ju jeni dalluar si një vajzë që e zotëron artin e fjalës një aftësi që ka jehuar deri në Kuvendin e Shqipërisë përmes përfaqësimit tuaj dhe të shkollës sone në risinë e Parlamentit të Nxënësve. A mendoni se teknologjia mund ta zbehë këtë aftësi tek brezat që do të vijnë?
Mund të zbehet gjithçka në këtë botë, përveç shpirtit që ka lindur për të ndier thellësisht dhe për t’u shprehur përmes artit. Për mua, fjala nuk është aftësi, është ndjenjë... Është mënyra se si njeriu i jep formë mendimeve të tij, emocioneve dhe vetë qenies së tij. Teknologjia mund ta bëjë komunikimin më të shpejtë, por nuk mund të zëvendësojë emocionin që ngjall e folura me vërtetësi. Në fund, besoj se do të mbijetojë gjithmonë fjala që buron nga brenda, jo ajo që thjesht transmetohet, por ajo që ndjehet.